E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria në shkolla, Bashkia e Tiranës, masa në 10 ndërtesa

Sigurinë për nxënësit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë duket se bashkia e ka marrë me seriozitet. Në një deklaratë për shtyp nënkryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jorida Tabaku ka vënë në dukej punën që ka bërë institucioni i saj në përmirësimin e sigurisë në ambientet shkollore dhe konkretisht në 10 prej tyre.
 

Sipas numrit dy të bashkisë së Tiranës kjo nismë do të vijojë edhe në shkollat e tjera ku përveç masave mbrojtëse të vendosjes se pengesave në tortuare do të vendoset edhe sinjalistika rrugore.
 

Por përveç këtyre masave të bashkisë edhe policia e kryeqytetit nuk i ka lënë pas masat e marra për të vendosur rend dhe qetësi ku në afërsi të ambienteve të shkollave janë punonjës të policisë .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›