E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, masat e rrepta ekonomike, valë e re protestash

ATHINë- Një valë e re grevash dhe ndërprerje të punës filloi sot në Greqi nga drejtuesit e taksive dhe juristët kundër një projekti të reformave fiskale, që duhet të votohen nesër nga parlamenti.

"Kërkesa jonë mbetet e njëjtë, që sektori ynë të mos përfshihet në logjikën e projektit fiskal", theksohej në deklaratën e bërë nga Federata Kombëtare e Taksistëve, me rreth 30 mijë anëtarë që deri tani ka organizuar dy greva, në shkurt dhe mars, për të njëjtën arsye.

Protestuesit e rajonit të Athinës, të cilët operojnë me rreth 15 mijë taksi zhvilluan manifestime në mesditë në qendër të kryeqyteti. Edhe sektori i juristëve ka nisur një grevë tre ditore, e dyta brenda një muaji, kundër ligjit të reformave.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›