E Diel, 1 Nëntor 2026

“Svetlana About Svetlana” dokumentar mbi jeten e vajzes se Stalinit

SHBA- Një film dokumentar do të hedhë dritë në jetën sekrete të Svetlana Alliluyeva, vajza e vetme e ish diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin. Ajo ka jetuar në shtetin e Wiskonsit të SHBA-së për 20 vitet e fundit.

Dokumentari, i bazuar në intervistën e marrë nga gruaja 84 vjecare në 2007 në një shtëpi strehimi për të moshuar titullohet “Svetlana About Svetlana”, (Svetlana për Svetlanën) tregon jetën e saj komplekse. Pas filmit ajo është zhdukur dhe nuk dihet më se ku jeton.

Më 18 prill filmi do të prezantohet në festivalin e filmit të ëinskonsit në Madison të SHBA-së.
Filmi zbulon jetën e Alliluyevas dhe sesi ajo përpiqej të “zhdukej” teksa jetonte afër Madison në Winskons.
Në prill të 1967 me të mbërritur në Nju Jork Siti Alliluyeva dha një konferencë për shtyp ku denonconte regjimin e të atit dhe qeverinë sovjetike.

Qëllimi i saj për të botuar një libër me titull “Njëzet letrat drejtuar një shoku” me rastin e 50 vjetorit të revolucionit sovjetik shkaktuan trazira në Bashkimin Sovjetik dhe qeveria ruse e kërcënoi.

Rreth 1970 ajo u martua me një arkitekt William Wesley Peters me të cilin lindi një vajzë.
Në 1984 ajo u kthye në Bashkimin Sovjetik, ku ajo dhe vajzës së saj u jepet shtetësia, dhe u vendosën në Tbilisi, Gjeorgji. Në 1986, Alliluyeva u kthye në SHBA dhe 4 vite më vonë u shpërngul në Bristol, Angli. Tani në 2009 ajo jeton në Madison të Wiskonsit por mos u mundoni të kontaktoni- shkruan Daily Mail, pasi ajo ka ndryshuar dhe shtëpi dhe numër telefoni.

Në fillim Svetlana kishte refuzuar të fliste me regjisoren e filmit Lana Parshina, pasi prej vitesh ajo kishte qëndruar larg syve të medias e kamerave, por pas orëve të tëra bisedash më në fund 84 vjecarja ishte bindur të rrëfehet.

Njerëzit thonë “vajza e Stalinit, vajza e Stalinit” sikur unë jam duke ecur vërdallë me një pushkë dhe do vras amerikanët. Të tjerë thonë “Jo ajo erdhi këtu, ajo është një qytetare amerikane”- thotë Alliluyevas, “Jo unë nuk jam asnjë nga këto. Unë jam diku në mes dhe ato nuk mund të më kuptojnë”- raporton Associated Press e cila prezantoi dokumentarin qe do shfaqet në festivalin e filmit më 18 prill.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›