Greqi mban zgjedhjet parlamentare me 6 maj

Lukas Papademos (foto Reuters)
Kryeministri i Greqisë Lukas Papademos ka thirrur mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat do ti japin fund qeverisë teknike. Papademos, ish-zv.president i Bankës Qendrore Evropiane, i ka kërkuar presidentit Karlos Papulias që të shpërndajë parlamentin.
Këto do jenë zgjedhjet e para që pas krizës së borxheve, që ka detyruar vendi të ndërmarrë masa të ashpra për uljen e shpenzimeve. Sondazhet tregojnë se partitë të cilat kundërshtojnë këto masa mund të arrijnë rezultat më të mirë.
Papademos, udhëhoqi qeverinë teknike të formuar në nëntor me mbështetjen e dy partive të mëdha, të cila kanë dominuar për dekada në Greqi, Demokracia e Re dhe PASOK, e cila fitoi zgjedhjet e fundit në 2009.
Në katër vitet e fundit ekonomia e Greqisë është tkurrur me 16% si rezultat i krizës. /F.S/