Vijnë e ankohen njerëzit për vjedhjet e se rr kush në botë
Policët e Lezhës kanë nisur të patrullojnë në këmbë për shkak se nuk kanë karburant. Denoncimin e bën emisioni Fiks Fare, që ka arritur të marrë rrëfimin e sinqertë të një polici. Ai tregon se kanë 3-4 ditë në këmbë, thotë se ata nuk kanë ku të vjedhin, ndryshe nga policia e qarkullimit. Polici thotë se vjedhjet në popull janë shtuar shumë, por askush nuk i regjistron.
Biseda me punonjësin e policisë së Lezhës
Fiksi: Pse në këmbë?
Polici: Ska benzinë.
Fiksi: Sa ditë keni pa naftë?
Polici: 4-5 ditë.
Fiksi: A e përdorin vetë kuadrot?
Polici: Nuk di, nuk është duke u marr vesh. Vriten e priten, vetëm kur të kërcasë.
Fiksi: Gjynah, duhet tu japin naftë për të ikur në shtëpi.
Polici: Gjynah, gjynah vetëm policia nuk është e korruptuar në asnjë lloj gjëje, ne p.sh., se qarkullimi është tjetër, kurrkund në botë skena me çfarë të abuzojmë. Për çfarë të abuzojmë?
Fiksi: Sinqerisht, të mos kesh naftë sot …
Polici: Gjynah.
Fiksi: E habitshme pra, kjo ndodh vetëm në Lezhë, se të tjerët nuk i shikon pa makina.
Polici: Nuk di gjë.
Fiksi: Po mjetet i keni të rregullta të paktën?
Polici: Po janë në rregull, në rregull, po ska naftë. Ska naftë. Ça ke me thanë…
Fiksi: Po vjedhje nuk ka pasur të paktën?
Polici: Ka vjedhje shumë, marë, marë… por nuk i regjistrojnë. Edhe këtu si regjistrojnë ma. Si regjistron kush ma troç muhabeti, ka 78 vjedhje në ditë.
Fiksi: Vijnë e ankohen njerëz?
Polici: Vijnë e ankohen e se rr… kush në botë.
Fiksi: Ishte kur ishte policia.
Polici: Jo mor edhe tashti ka polici, por abuzojnë me vjedhjet. A e kupton? Vetëm qarkullimi abuzon, derisa ai tjetri jep milionat për me shku atje, e ka një hall. Mua me ma fal krejt me shku atje, nuk shkoj. Qarkullim, gjykatë, prokurori, falja dreqit të tana.