E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Boboshtica", kreu i OMONIA-s i lirë deri më 25 janar

KORCE- Gjykata e Shkallës së Parë në Korcë ka dhënë sot vendimin për shtyrjen e arrestimit të kreut të OMONIA-s, Naum Disho deri në 25 janar. Vendimi erdhi pas kërkesës së palës mbrojtëse për pezullim të ekzekutimit të vendimit, që conte në arrestimin e Dishos.

Tashmë në 25 janar pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për vënien ose jo në prang atë kreut të OMONIA-s, i cili është dënuar nga kjo gjykatë me 1 vit burg me akuzën e dhunimit të varreve.

Pas kësaj pritet që cështja të kalojë në hallkën e Gjykatës së Lartë. Ndërkaq avokati i Naum Dishos, ka deklaruar ditën e sotme për mediat se ky i fundit ndodhet në banesën e tij, duke hedhur poshtë akuzat për arratisje.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›