E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, gjenerali Agim Lala: Nuk kam lidhje me tragjedinë

TIRANE - Ish-zëvendës/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Agim Lala në mbrojtjen e tij sot në Gjykatën e Tiranës, ka kërkuar pafajësi dhe i ka cilësuar të pabaza akuzat e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Lala deklaroi në sallën e gjyqit, ku po zhvillohet seanca për tragjedinë e rëndë të 15 marsit 2008, se Prokuroria e akuzon pa prova dhe fakte dhe se ai vetë nuk ka lidhje me tragjedinë por në detyrën e tij ka zbatuar vetëm ligjin.

Në pretencën e saj, Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burg për Agim Lalën të akuzuar për kryerjen e veprës penale ushtarake “shpërdorimi i detyrës” nga kuadri komandues.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›