Gërdeci, Sequi: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
TIRANE - Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi theksoi domosdoshmërinë që procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit të mos zvarritet më tej.
Gjatë përurimit të rrugës "Bashkimi Evropian" dhe shkollës së re në fshatin Marqinet, ambasadori Sequi deklaroi se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
“Bashkimi Europian e ka dënuar tragjedinë e Gërdecit. Mbetëm të shokuar në vitin 2008 nga ngjarja dhe viktimat e shumta. Edhe progres/raporti për Shqipërinë shprehet për moszvarritjen e procesit gjyqësor.”- deklaroi ambasadori Sequi.
Ndërkohë, Sequi siguroi banorët e Gërdecit se BE-ja do të japë mbështetje financiare për përmirësimin e jetës së tyre.
Ambasadori Sequi është pyetur dhe për mosarritjen e konsensusit në Konferencën e Kryetarëve dhe nëse tregon krisje të paktit PD-PS më 14 janar. Ai është shprehur se “duhet të besojmë në bashkëpunimin dhe dialogun e klasës politike”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera “Gërdeci”, gjenerali Agim Lala: Nuk kam lidhje me tragjedinë