Liria ekonomike, Fondacioni Heritage: Shqipëria ka bërë progres
TIRANË – Raporti i fundit i Fondacionit Heritage mbi “Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2012”, e rëndit Shqipërinë 13 vende më lartë se vitin e kaluar, konkretisht në vendin e 57-të mes 179 shteteve të marra në studim.
“Niveli i lirisë në zhvillimin e sektorëve ekonomikë ka shkuar 1,1 pikë më lartë se ai i vitit 2010, falë përmirësimeve të regjistruara në luftën kundër korrupsionit dhe në lirinë e të bërit biznes”- thekson raporti.
Sipas Fondacionit Heritage, vendi ka ushtruar një presion fiskal të konkurrueshëm, një taksë të ulët me 10% mbi biznesin dhe mbi të gjitha vendi ka përjetuar një rritje të fortë ekonomike e cila ka kontribuar në reduktimin e varfërisë dhe papunësisë. Efikasiteti i sistemit rregullator shkruhet në raport është lehtësuar nga një thjeshtim i mëtejshëm i procedurave të të bërit biznes.
Indeksi i Lirisë Ekonomike, publikohet çdo fillim viti nga kompania prestigjoze e kërkimeve ekonomike amerikane “Heritage Foundation”, në bashkëpunim me të përditshmen “The Wall Street Journal”.
Në krye të klasifikimit, nga 179 vendet e marra në studim, klasifikohen Hong Kongu, Singapori, Australia, Zelanda e re dhe Zvicra.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera RAPORTI I PLOTE