E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbyllet hamami i deputetëve në parlament

ATHINE-“Gërshërë” të mëdha planifikon Kryetari i Parlamentit grek Filip Petsalnikos mbi shpenzimet parlamentare.
Pritet të ketë reduktime drastike deri në 20 milionë Euro në buxhetin e parlamentit për vitin 2012,buxhet i cili do të publikohet javën e ardhshme.

Qëllimi është për të hequr shumë nga priviligjet e deputetëve, njëri prej të cilëve programi i hamamit në Palestrën e Palrlamentit.
Vendimi për të mbyllur dhomën me avull shkaktoi reagime të ashpra në parlament. Mediat greke shkruajnë se gjatë gjithë javës kryetari i Parlamentit ka marrë ankesa nga deputetët grekë, për heqjen e seancave me avull, yogave dhe ushtrimeve të e tjera në palestër, përpara ose pas punës.
Palestra e cila është vendosur në ndërtesën e Parlamentit grek është ngritur në vitin 2003 dhe karakteristikat e pajisjeve të fundit, dhoma me avull, ushtrime në grup, duke përfshirë edhe yoga dhe madje edhe mësimet për hipizëm. Trajnerët marrin 2 500 € në muaj për të punuar shtatë orë në ditë dhe më e rëndësishmja, pa frikën se mos preken nga sistemi rezervë i punës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›