Ligjet pa 84 vota Ruci Ngrini komision Ad Hoc

10 pikat e Edi Ramës, janë post bllok për integrimin. Kjo është përgjigja e artikuluar qartë nga maxhoranca kundrejt paktit kombëtar të kryesocialistit për zgjidhjen e krizës. Ndonëse reagimin për ofertën e tij politike, Rama e priste prej kryeministrit, ajo ka ardhur sërish nga kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi pas shtyrjes së rradhës të votimit të ligjeve me 84 vota.
“Ne u kemi bërë një ofertë, që të ngarkohet komisioni i ligjeve të këtij parlamenti, që brenda këtij sesioni, që do të thotë deri në dhjetor, të trajtojë në bashkëpunim me një grup “Ad Hoc” konstitucionalistësh, grupe interesi, ekspertë të BE-së, rast pas rasti të gjithë nenet dhe projekligjet sipas fushave. Dhe ne marrim angazhimin të japim dakordësinë me votën tonë të çdo rezultati që do pjellë kjo procedurë sipas rekomandimit të BE-së. Ju nuk doni. Atëherë mos provokoni”, tha Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
“Edi Rama ka shkruar një hartim me 10 pika dhe e ka vënë atë si postobllok, duke thënë se pa kaluar atë, PS e për rrjedhojë edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të bëjë asnjë hap para për integrimin. 10 pikat e paktit të tij janë qerrja ku Edi Rama kërkon të hipë procesin e integrimit. Janë një dredhi naive ballkanase, një rreng fëminor për të larë duart. Ne në këtë sallë nuk kemi detyrim për të shqyrtuar apo miratuar tekat apo kurthet që i bëjmë njëri-tjetrit. Nuk mund të bëhen çështje kombëtare hallet e Edi Ramës. Për gjithçka tjetër që nuk ka të bëjë me reformat integruese, por me probleme dhe interesa personale dhe jo vetëm, mos na kërkoni kot se nuk jemi. Ne nuk kemi ndërmend as të merremi me këtë punë, por as t’ju ndjekim”, tha Patozi.
Në axhendën e Kuvendit ishin futur për votim 5 nga ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, mes tyre dhe gjykata administrative. Vetem 1 javë nga opinioni i Brukselit për statusin e vendit kandidat, miratimi i tyre mbetet peng i një konsensusi mes 2 forcave kryesore.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 06 tetor 2011 )