Shuhet arkitekti Faja, Topi: Vepra e tij do flasë përjetësisht
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ngushëlloi sot familjarët e arkitektit dhe urbanistit të shquar, Enver Faja.
"Ndarja nga jeta e Profesorit të nderuar është një lajm i hidhur që shkakton trishtim të thellë dhe dhimbje tek ju, familjarët dhe njerëzit e tij të dashur, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur rastin dhe fatin ta njohin nga afër, të bashkëbisedojnë, të bashkëpunojnë e të ndajnë me të mendime, përshtypje e momente jetësore”, shprehet Topi në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjarëve të Fajës.
Sipas tij, “në kujtesën e gjithsecilit, Profesor Faja do të mbetet i përjetësuar për personalitetin e tij të spikatur, përkushtimin dhe dashurinë ndaj arkitekturës dhe studimeve të kësaj fushe, të cilat arriti t’i përcillte me këmbëngulje dhe tek brezat e ardhshëm të profesionistëve në auditorët e universiteteve në vend, për veprimtarinë e palodhur dhe cilësore profesionale, si dhe për qëndrimin e tij civil e intelektual për çështje publike që kanë ngjallur interesin qytetar”.
“Veprat arkitekturore dhe krijimet e tij të lëna pas do të flasin përjetësisht për të”, thekson Presidenti Topi në mesazhin e ngushëllimit.
(s.g/atsh/BalkanWeb)