E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtimi farerave AKU Bllokohen 10 subjekte

Bimët bujqësore dhe farat e tyre tregtohen në kushte skandaloze. Shumica e e subjekteve private i tregëtojnë farat dhe plehërat kimike në të njëjtin ambient, duke shkelur rëndë ligjin. Nga inspektimet që ka realizuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka rezultuar gjithashtu se ka nga ato subjekte që zhvillojnë aktivitetin fare të palicensuar.

"Klientët e fitofarmacive me sipërfaqe jo të përshtatshme, në kundërshtim me parametrat teknik, pa ajrosje, pa akses në ujë etj. Shitja e preparateve të mbrojtjes së bimëve dhe plehrave të përdorimit për mbrojtje në bujqësi si farnat, tregtohen në të njëjtin ambient. Të gjitha rastet e tregtimit të preparateve të mbrojtjes së bimëve nuk bëhet i shoqëruar me recetën e lëshuar nga specialistë përkatës. Do ti bëjmë kërkesë ministrit të Bujqësisë për të pezulluar licencën e tre subjekteve të tregtimit me shumicë. Është bllokuar aktiviteti te fitofarmacia për mungesë dokumentacioni", tha Genc Juka, drejtor i AKU-së.

Që nga muaji korrik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar rreth 373 inspektime, nga të cilat 265 janë zhvilluar në fitofarmaci, 33 në subjekte të tregëtimit me shumicë të produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe 6 inspektime në subjekte që tregëtojnë plehëra kimikë.

Kontrollet do të  vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim. Ato synojnë garantimin e të gjithë zinxhirit të prodhumit ushqimor në vend, duke filluar nga importi i bimëve dhe farave bujqësore, deri tek përdoruesi i fundit që është fermeri.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›