Greqi, mbytet barka me emigrantë, 8 të vdekur
ATHINE- Një barkë me 18 emigrantë nga Afganistani është mbytur në brigjet greke. Si pasojë tetë vetë kanë vdekur, prej të cilëve katër të rritur dhe katër fëmijë.
Ngjarja është njoftuar sot nga autoritetet greke, ndërkohë që në barkë ndodheshin gjithsej 18 emigrantë klandestinë që vinin nga Afganistani.
Barka ka goditur shkëmbinjtë në detin Egje, në brigjet greke dhe më pas është fundosur. Një person i 19 është arrestuar, i dyshuar si organizator i trafikimit të paligjshëm të emigrantëve nga Turqia drejt Greqisë.
Nëntë emigrantë të tjerë i kanë mbijetuar tragjedisë dhe janë nxjerrë në breg, ndërkohë që një fëmijë rezulton ende i zhdukur. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotshme, kur një mjet i vogël lundrues preku shkëmbinjtë në zonën Korakas në verilindje të ishullit Lesvos.
Gjashtë kufoma u gjeten në det dhe në shkëmbinjtë e afërt, ndërsa dy të tjerë u zbuluan më vonë pas një kërkimi në det. Të mbijetuarit janë 7 burra, një grua dhe një fëmijë. Lesvos është një pikë kryesore mbërritjeje për mijëra emigrantë ilegale që hyjnë në Greqi cdo vit duke shpresuar për një jetë më të mirë në Europë.
Aksidente të tilla në detin Egje janë të zakonshme. Shumë njerëz preferojnë detin, pasi toka mes Turqisë dhe Greqisë është e minuar dhe që nga viti 1994 u ka marrë jetën 82 emigrantëve që kanë kaluar këtë kufi.
(e.n/BalkanWeb)