E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet 4 ballë dhe panik në Mesinia

ATHINE-Panik të madh shkaktoi tek banorët e Mesinias, tërmeti me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, që u ndje dhe u regjistrua sot paradite në orën 11:50, në jugperëndim të Peloponezit.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 2 km larg Meligalas, 22 km larg Kalamatës dhe 118 km larg qytetit të Patrës.
Specialistët thonë se tërmeti nuk kishte thellësi të madhe dhe për këtë arsye është ndjerë shumë nga banorët e zonës, që megjithate nuk kanë raportuar asnjë të lënduar dhe dëme materiale nëpër shtëpi apo ndërtesa publike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›