E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ndalohet autobuzi që vinte nga Shqipëria

Një autobus shqiptar që sapo kishte kaluar Kakavijën është shoqëruar mbrëmë në darkë në drejtorinë e policisë së Janinës pas një operacioni të ndërmarrë nga policia greke për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
 

Sipas informacioneve, autobuzi me 33 pasagjerë është ndaluar pasi në të udhëtonte një shtetas shqiptar, i kërkuar për disa vepra penale në Greqi dhe për të cilin ekzistonte një urdhër ndalimi për të hyrë në tokën greke.
 

Gjithashtu policia greke ka ndaluar edhe një tjetër shtetas shqiptar, për arsye të cilat ende nuk dihen ndërsa nuk ka të dhëna edhe për identitetin e dy të ndaluarve shqiptar
 

Mësohet se autobuzi me 33 pasagjerë është lënë i lirë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›