Elbasan, shpërthim në një lokal, shkak një shkëndijë elektrike

Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar shpërthimin e një lokali në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal pranë universitetit "Aleksandër Xhuvani" i cili ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer.
Fillimisht u dyshua për vënie eksplozivi në lokal i cili është në pronësi të shtetasit Bajram Izira por pas hetimet të policisë u kontatua se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në ekspresin e kafesë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.