E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje makina perplas per vdekje 7 vjecaren

Pranë fshatit Shën e Premte në Lushnje është aksidentuar për vdekje një vajzë shtatë vjeçare me inicialet A.H. Sipas policisë fëmija ka dalë me vrap në rrugën kryesore të zonës nga një dyqan, pa qenë e vëmendshme ndaj automjeteve, duke u përplasur fatalisht me njërin prej tyre. Drejtuesi i mjetit, Arben Korreshi 45 vjeç nga Lushnja, i cili shkaktoi aksidentin, e ka marrë vajzën e vogël,dhe e ka dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra fëmija nuk ka mundur të jetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Pas kësaj ngjarje 45 vjeçari është dorëzuar në polici dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e vërteta të aksidentit. Polici njoftoi se po hetohen shkaqet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›