E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, identifikohet gruaja që u gjet e vrarë në Qafë Thanë

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur identifikimin e 30-vjeçares e cila u gjet e masakruar ditën e djeshme në Qafë Thanë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 30-vjeçarja Fatjona Kaca, nënë e dy fëmijëve.
 

Sipas policisë, 30-vjeçarja ishte e divorcuar dhe jetonte në Prrenjas por ishte me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë.
 

Fatjona Kaca u gjet e masakruar ditën e djeshme nga një bari në Qafë Thanë. Gruaja u gjet gjysëm e zhveshur dhe ishte masakruar me gurë në kokë.
 

Mësohet se policia ka gjetur në vendngjarje edhe shenjat e gomave të një automjeti si dhe një aparat celular që mendohet se është i viktimës.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes së 30-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›