E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier sherr me thika mes adoleshenteve plagoset 14 vjecari

Një sherr mes 2 adoleshentëve është pasuar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre, por për fat jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, jashtë ambjenteve të shkolles 9 vjeçare “Jani Bakalli’ dhe sipas policisë R.LL 15 vjeç akuzohet se ka goditur në krah me thikë 14 vjeçarin Mateo Aliaj.

Shkak për ngjarjen mësohet të jetë bërë një sherr i ndodhur mes një grupi djemsh për motive të dobëta. Policia ka mbërritur në vendgjarje për të hetuar rrethanat e plagosjes së 14 vjeçarit si dhe është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga mësuesit dhe jeta e tij është jashtë rrezikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›