E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Miss Rusia arrestohet në USA, akuzohet për drogë

NJU JORK-Ish Miss Rusia, Anna Malova përballet me akuza për sigurimin ilegal të medikamenteve qetësuese. Anna Malova, e cila ishte Miss Rusia në vitin 1998, dhe përfundoi në 10 të parat në garën Miss Univers, u arrestua të martën pasdite në Nju Jork të SHBA-ve pasi u akuzua për posedim të lëndëve narkotike.
Të mërkurën iu lexua akuza që ishte për posedimin e substancave ilegale, falsifikim dhe posedim të pronës së vjedhur.

Prokurorët e akuzojnë ish-bukuroshen e Rusisë se ka falsifikuar recetat mjekësore për të siguruar ilaçe dhe qetësues të shumtë në farmaci.

Malova, e cilësuar si bjondja e gjatë me buzëqeshje te egër jeton prej vitesh në Njur Jork. Ajo ka qënë fizikante në vendlindjen e saj, por në SHBA nuk u lincesua kurrë për të praktikuar mjekësi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›