Parku industrial, METE: Gara hapet në 11 nëntor
TIRANE- Ndërtimi me zhvillim i Parkut Industrial në fshatin Rrashbull, në qarkun e Durrësit, do të jetë gara e parë konkurruese që ministria e Ekonomisë ka vendosur të çelë, si një mundësi e re për thithjen e investimeve në sektorë të ndryshëm prodhues.
Në 11 nëntor do të zhvillohet gara, ku do të përzgjidhet fituesi që do të zhvillojë Parkun Industrial në Rrashbull, në fshatin Manskuri, në një sipërfaqe toke shtetërore prej 16,5 hektarë, bënë të ditur burimet zyrtare të METE-s.
Në këtë garë, firmat e interesuara do të paraqesin bashkë me ofertën, sigurimin prej 2% të vlerës së projektit të propozuar, si dhe dokumentacionet e duhura ligjore. Parqet inudstriale të projektuara në disa zona të vendit, si në Shkodër, Durrës, Elbasan, Lezhë, etj, pritet të rrisin ndikimin për zhvillimet e sektorëve prodhues inudstrialë në Shqipëri.
(m.a/ata/BalkanWeb)