E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rregullorja e Parlamentit të konfrontohet me standartet e PE

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ripërsëriti qëndriin e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për reformën zgjedhore.

Kreu i qeverisë Shiptare nënvizoi se pozita është gatshme për ndryshime në rreguloren e Parlamentit, por sipas tij ato duhet të jenë në përputhje me Parlamentin Europian.

“Jam i bindur që do ketë progres në reformën zgjdhore, ku mazhoranca ka qenë gjithnjëe e hapur të punojë me opozitës për të adresuar të gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sa i përket rregullave të Parlamentit, duhet të garantoj cdo shqiptar se ndonëse rregullorja e këtij Parlamenti është në standartet më të larta jemi të hapur për të konfrontuar nen për nen me rregulloren e Parlamentit Europian dhe stadartet më të larta të botës”,- u shpreh Berisha.

BERISHA: NË SHBA, PREZANTOVA ARRITJET E SHQIPËRISË
Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së informoi mbi tre objektivat e pjesëmarrjes në sesionin e 66 të OKB-s.

“Veprimatri intensive politike për të paraqitur para zyratrëve më të lartë Shqipërinë, arritjet, vizionin përpjkjet dhe vizonin e saj. Së dyti për të lobuar me të gjithë potencialin e mundshmëm njohjen e pavarësisë së Repubklikës së Kosovës. Së treti pasionin tim për media. Përdorimi i mundësive që të jep kryeqyteti mediatik i botës për të paraqitur edhe në cepin e diellit që na takon Shqipërinë dhe arritjet para publikut të mbarë botës në këto media”,- deklaroi Berisha.

Sipas shefit të qeverisë shptare veprimtaria politike e delegacionit shqiptar u konkretizua me një seri takimesh t ë shumta, bisedash dhe shkëmbim mendimesh me lidërët botëror, duke përmendur edhe takimin me presidentin e SHBA, Barack Obama.

Kreu i qeverisë shqiptare përmendi si moment kulmor të vizitës së tij në Nju Jork veprimtarinë e oraganizuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama. Berisha nënvizoi se nisma "Partneriteti për qeveri të hapur', kishte si qëllim tranparencën e qeverisë dhe qeverisjes. Kryeministri u shpreh se 46objektivat e kësaj nisme do ë shndërrohen në 46 objektiva për institucionet shqiptare.

“Nisma mbështetetet në një synim të përbashkët se ka 46 objektiva. Ftesa për tu anëtarësuar në këtë nismë, ka si bazë përpjekjet e qeverisë për një qeveri tranparente dhe të hapur, për një nismë të sukseshme kundër korrupsionit. Shqipëria u ftua si një vend i përkushtuar ndaj kësaj platfome. 46 zotimet e kësaj nisme do shndërohen në 46 objektiva të institucioneve të këtij vendi.Kemi plotësuar dhe shumë të tjera do plotësojmë. Thelbi kryesor është një qeveri e përgjegjshme dhe tranparente”,- shprehu bindjen e tij kryeministri Berisha.

Berisha deklaroi se gjatë vizitës së tij në Nju Jork njohur përfaqësuesit e vendeve me arritjet e Shqpërisë e cila nuk u trondit nga recensioni ekonomik botëror, ndërkohë që se një dimension me rëndësi ishte edhe furumi amerikan i ekonomisë për Shqipërinë she samitit i bizneseve të lidërve të Ballkanit.

“Moment tjetër kulmor ishte fjala që mbajta në OKB. Në këtë fjalë unë njohja përfaqësuesit të vendeve të këij planeti me përpjekjen e sukseshme të shqiptarëve për të shfrytëzuar lirinë dhe të drejtat e saj në të gjitha fushat. Theksova që ekonomia shqiptare falë modelit të kësaj mazhorance është ndër të paktat në botë që nuk ka njohur recensionin, dhe ky model se po bëhet i njohur në mbarë botën”,- deklaroi Berisha.

BERISHA: KONFLIKTI PALESTINEZ, BËSHTESIM DY SHTETE TË PAVARURA
Kryeminsitri Berisha duke iu referuar konfliktit Paletinë-Izrael, u shpreh se delegacioni shqiptar shrehu qëndrimin për dy shtete të pavarura.

“Ne mbështetëm dhe mbështesim dy shtete të pavarura, për ne janë dy kombe, një ai palestinez dhe ai hebre. Ne mbështetsim të drejtën e shtetit palestinez për të drejtën e vet për komb të pavaruar, por ne besojmë se është interesi i vet Palestinës dhe rajonit që cështja të zgjidhet me dilog dhe mirëkuptim. Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët palestinez kanë neojë për një zgjidhje të qendrueshme. Ky konflikt është kompleks”- u shpreh Berisha.

Ndërkohë berisha nënvizoi se është e mirë që të dy shtet në konflikt ë prnojnë rezolutën e miratuar nga kurteti SHBA, BE, Rusia dhe OKB.

“Qeveria Shqiptare ka votuar dhe do të votojë të gjitha problemet e mëdha të sigurisë në botë. Fakti kurteti SHBA, BE, Rusia dhe OKB, ja dolën të lëshojnë një deklaratë të përbashkët e cila përmban një hartë rruge për të finalizaur procesin brenda vitit 20011, unë shpresoj që presidenti i Palestinës të pranoj këtë dokument sepse përpjekjet për të shtyrë procesin jashtë dhe rolin e faktorëve nuk janë produktive. Do ishte më mirë që atë që firmosën rezoluten të ishin në dijeni se njohin automatikisht shtetin e Izraelit”,- deklaroi Berisha.
lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›