Kuçi: Në veri do kthejmë normalitetin
PRISHTINE- Zv.kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë të qartë se në veri do të zhbllokohen rrugët dhe do të vendoset normaliteti. Sipas tij, qeveria e Kosovës nuk do ta lejojë shumë gjatë këtë situatë.
Këto komente Kuçi i bëri pas ceremonisë së licencimit të 87 ndërmjetësve të parë të Kosovës, raporton gazeta Express.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të punojnë intensivisht për të arritur mirëkuptimin qytetar në veri, por durimi do të ketë fund.
“Ne do të punojmë me intensitet të plotë që të kemi mirëkuptimin qytetar atje, për qytetarët tanë serbë, por gjithsesi dua ta them një fjali, durimit tonë do t’i vijë fundi edhe në këtë drejtim”, ka thënë Kuçi.
(m.a/BalkanWeb)