Mitrovica të dielënvoton, shansi ifundit për pushtet
MITROVICE- Të dielën në Mitrovicë do të përsëriten zgjedhjet për pushtetin qëndror në Kosovë, që u kushtëzuan nga parregullsitë e konstatuara në shumicën e vendvotimeve në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Mitrovica pritet të përmbyllë procesin e zgjatur të votimeve, për t’i hapur rrugë çertifikimit të rezultatave dhe bisedimeve për ndërtimin e institucioneve të reja.
Zgjedhjet në Mitrovicë nuk mund ta përmbysin rezultatin e përgjithshëm të votimeve të dhjetorit, por ato mund ta ndryshojnë radhitjen e kandidatëve të partive politike për deputetë në Kuvendin e Kosovës që numëron 120 vende.
Rivotimi në Mitrovicë pason atë në Skënderaj, Drenas e Deçan dhe pjesërisht në Malishevë e Lipjan më 9 janar, ku vëzhguesit raportuan për një numër parregullsish të përsëritura nga zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor.
Sipas delegacionit të vëzhguesve të Parlamentit Evropian, procesi zgjedhor në Kosovë ka pasur defekte serioze, ndërkaq ka ekzistuar vullnet politik i pamjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje të mirëfillta në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Qytetarët në Mitrovicë të anketuar nga BBC shprehen skeptikë për mbarëvajtjen e procesit të rivotimit. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, procesi i rivotimit në Mitrovicë do të organizohet në të dyja pjesët e qytetit.
Ndonëse serbët në veri kishin bojkotuar zgjedhjet e 12 dhjetorit, KQZ-ja planifikon që përmes ekipeve mobile t’u mundësojë serbëve që janë të interesuar të votojnë, ta ushtrojnë këtë të drejtë, përderisa në lagjet me popullsi të përzier në veri do të hapen vendvotime statike.
Në tërë komunën e Mitrovicës, ku të drejtë vote kanë rreth 80 mijë qytetarë, do të hapen rreth 30 qendra votimi me mbi 120 vendvotime.
Deri tani janë akredituar mbi 660 vëzhgues që do të monitorojnë procesin e rivotimit në Mitrovicë.
(s.g/BBC/balkanWeb)