E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi në kaos, Parlamenti voton sot planin, BE e shqetësuar

ATHINE-Kryeministri grek Jorgo Papandreu është konsultuar gjatë natës me të gjithë liderët politikë pas vdekjeve tragjike që ndodhën dje në Athinë,ku gjetën vdekjen 3 persona. Ai ka përsëritur nevojën për të dhënë provë përgjegjësie, pak orë para votimit në parlament të planit antikrizë. Plani besohet se do të miratohet pa vështirësi, pasi socialistët në pushtet kanë shumicën e nevojshme parlamentare.

Ora 14: 10 BAJDEN: SHBA MBESHTET PLANIN BE- FMN 
SHBA mbështet planin e ndihmës BE- FMN për Greqinë- Kështu ka deklaruar zv presidenti i SHBA-së Xho Bajden në fjalën e tij para Parlamentit Europian. “Do të mbështesim direkt dhe përmes FMN-së përpjekjet tuaja për të mbështetur Greqinë” ka thënë Bajden.

ORA 13:57 SINDIKATAT THIRRJE QYTETAREVE PËR PROTESTA tE REJA PARA PARLAMENTIT
Sindikatat greke propozojnë të fiken dritat për 10 minuta sot në të gjithë Greqinë për të kujtuar tre viktimat që gjetën vdekjen dje në bankë. Kundër masave antikriz ëtë qeverisë sindikatat ftojnë qytetarët të protestojnë në vendet e tyre të punës si dhe të bashkohen sot pasdite para parlamentit i cili do të mblidhet për të votuar mekanizmin mbështetës BE- FMN

ORA 13: 45 SHKUPI KËSHILLON QYTETARËT TË EVITOJNË UDHËTIMET NË GREQI
Autoritetet në Maqedoni i këshillojnë shtetasit e tyre të shmangin udhëtimet në Greqi, ku ekziston një situatë e tensionit të lartë social e cila mund të jetë e rrezikshme për vizitorët.
“Ministri i Jashtëm rekomandon qytetarëve maqedonas të shmangin udhëtimet dhe pushimet në Greqi”-lexohet në një komunikatë të shpërndarë sot në Shkup.
Në këtë komunikatë i referohet “manifestimeve të dhunshme në Athinë e Selanik”. Maqedonasve që ndodhen aktualisht në Greqi I rekomandohet që evitojnë daljet në qendrat e qyteteve të mëdha dhe qëndrimet pranë zyrave publike dhe bankave.

ORA 11:40 BANKAT GREKE NE GREVE, ZI PER TRE TE VDEKURIT
Bankat greke kanë shpallur sot grevë 24 orëve në shenjë zie për vdekjen e tre kolegëve gjatë përleshjeve të dhunshme të cilat shpërthyen dje në Athinë. Dy gra dhe një burrë gjetën vdekjen të asfiksuar në ambientet e bankës Marfin Egnatia pasi godina u godit nga bombat molotov të cilët shpërthyen godinën në flakë. Bombat u hodhën nga persona të panjohuar të cilët ka shumë dyshime që i përkisnin lëvizjes anarkiste

ORA 11:30 PAPANDREU NESER NE BRUKSEL
Kryeministri grek Papandreu do të jetë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e BE-së mbi krizën greke i cili do të zhvillohet në fund të javës, ose në fillim të javës së ardhshme. Papandreu duhet të ulet në një tryezë së bashku me të gjithë liderët politikë si dhe me praninë e presidentit Karolos Papulias. Sipas burimeve jo zyrtare nuk përjashtohet që takimi të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, por zyra e kryeministrit informon se takimi mund të ndodhë javën e ardhshme.

ORA11:00 BIEN TREGJET EUROPIANE
Tregjet financiare evropiane kanë shënuar rënie të ndjeshme mëngjesin e sotëm.Kriza greke, por dhe dobësimi i sektorit të energjisë kanë ndikuar në rënien e aksioneve në bursat e vendeve evropiane.

ORA 09:00 KRERËT E BE-SË ALARMOHEN NGA PROTESTAT
Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim rreth fatit të eurozonës pas protestave të dhunshme në Greqi në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të qeverisë për uljen e shpenzimeve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se aktualisht euroja është më e rrezikuar se kurrë më parë. Kryeministri finlandez, Mati Vanhanen theksoi se plani për shpëtimin e Greqisë mund të mos parandalojë përhapjen e paqëndrueshmërisë financiare. Shefi i qeverisë franceze, Fransua Fijon, nënvizoi se monedha e përbashkët po sulmohej nga spekulatorët.
ORA 08:54 PAPANDREU KONSULTOHET ME LIDERET POLITIKE
Kryeministri grek Jorgo Papandreu është konsultuar gjatë natës me të gjithë liderët politikë pas vdekjeve tragjike që ndodhën dje në Athinë, duke përsëritur nevojën për të dhënë provë përgjegjësie, pak orë para votimit në parlament të planit antikrizë. Plani besohet se do të miratohet pa vështirësi, pasi socialistët në pushtet kanë shumicën e nevojshme parlamentare.
Papandreu përsëriti thirrjen për një takim ndërmjet liderë kryesorë të partive në vend, e cili do të garantojë unitetin e vendit në një koment kritik.
Dje, një apel dramatik për unitet politik dhe social u bë dhe nga presidenti i vendit Karolos Papoulias i cili kishte paralajmëruar vendin se “është në prang të greminës”. Sindikata e punonjësve publik dënoi sot “vdekjet tragjike” dhe “provokacionet” por siguroi se “do të vazhdojë betejën për kërkesat e drejta” të punëtorëve kundër planit antikrizë. Ndërkohë sindikata komuniste Pame organizon sot një tjetër protestë në Athinë.
Lideri i partisë kryesore në opozitë, partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re, Antonis Samaras ka pranuar ftesën e kryeministrit për takim mes krerëve të partive kryesore në vend.
Në ditët e mëparshme të gjitha partitë kishin refuzuar takimin, pasi ai u thirr pas nënshkrimit të marrëveshjes me BE- FMN, mbi planin antikrizë, dhe jo para sic u kërkua.
Teksti ligjor i planit antikrizë u miratua mbrëmë në komision vetëm me votat e partisë në qeveri, Pasok. Sot parashikohet që plani të votohet në Asamblenë njëdhomëshe.
Pas protestave të dhunshme të ditës së djeshme, policia ka ndaluar 70 persona, 25 prej të cilëve janë vënë në arrest me burg për akuzën e zjarrvënies e cila shkaktoi vdekjen nga asfiksia të tre punonjësve, 2 gra,35 dhe 32 vjec dhe një burri 36 vjec të bankës Marfin Egnatia .

Esponentët e lëvizjes anarkiste të cilët akuzohen për zjarrvënien në Athinë janë mbrojtur në internet duke deklaruar se “askush nuk e dinte që kishte persona brenda në bankë”, në një ditë greve në të cilën ishin përfshirë pjesa më e madhe e bankave.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›