Meta: I trishtuar për grevën, por ka zgjidhje
TIRANE-Ministri i Jashtëm, njëkohësisht dhe zv/kryeministër, Ilir Meta deklaroi sot për mediat se ekzistojnë të gjitha mundësitë për ti dhënë fund grevës së urisë të nisur prej 6 ditësh nga PS dhe mbështetësit e saj. Në këtë pikë Meta theksoi se mundësia më e mirë është dialogu.
“Shpreh trishtimin tim të thellë për grevën, për përkrahësit e tyre për sakrificat dhe vështirësitë që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe dhe me këtë rast dua përsëri të theksoj fort se ekzistojnë të gjitha mundësitë, hapësirat që përmes dialogu dhe vetëm dialogut të ecet me besim tek dalja e kësaj situate”, tha Meta duke shtuar se ekziston mundësia që të merren parasysh të gjitha kërkesat, përfshirë dhe ato për zgjedhjet e 28 Qershorit. “Kam besim se të gjtihë kërkesat e tyre, dhe ato për zgjedhjet e 28 Qershorit të mërren parsysh dhe në konsideratë. Por, cdo transparencë të bëhet mbi kushtetutën dhe në kushtetutë”.
Duke theksuar se kjo situatë është e pakëndëshme për të gjithë, Meta bëri të ditur se është njoftuar për shëndetin e grevistëve vazhdimisht, ndonjëherë personalisht nga vetë ata pas kontakteve me telefon.
“Aty brenda kam miq të vjetër, ndodhen nëna me fëmijë, jam interesuar për shëndetin e tyre, pasi kam patur telefonata me disa prej tyre, por nuk ëhstë kjo cështja” tha Meta duke përsëritur se “e rithem që ofroj bashkëpunimin tim për të konsoliduar dialogun, për të ofruar ndihmën time më zgjidhjen e kësaj cështje”.
(d.b/BalkanWeb)