Greqi, nga 20 gushti, emigrantët pagesë me kupona
ATHINE- Në kuadër të reformave që ka ndërmarrë qeveria greke për përballimin e krizës financiare, në 20 gusht 2011 do fillojë të zbatohet një vendim i ri i saj për të rritur bazën e tatimpaguesve dhe për të detyruar punëdhënësit të sigurojnë punonjësit emigrantë, shumica e të cilëve deri më sot kanë punuar “në të zezë”.
Sipas këtij vendimi, punëdhënësit do ta paguajnë personelin e punësuar në shtëpi, apo në punë bujqësore me letra me vlerë (kupona).
Kuponi quhet "ergosimo", dhe si fillim do të paguhet në 600 pika në gjithë vendin. Në këto pika punëdhënësi do paguajë kuponin dhe sigurimin për të punësuarin, pastaj shumën do ta tërheqë i punësuari.
"Ergosimo" do të fillojë të paguhet në banka dhe zyra postare, dhe shpejti atë do ta marrin përsipër edhe zinxhirët e supermarketeve të mëdhenj, që kanë filluar të tregojnë interes.
Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Jorgo Kutrumanis njoftoi se masa e pagesës me ergosimo, do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht se shumica e të punësuarve në shtëpi dhe punë bujqësie janë emigrantë të huaj ekonomikë.
Në këtë skemë nuk janë përfshirë vetëm ata që punojnë nëpër familje, por edhe një parukiere që shkon në shtëpi me një krehër e gërshërë, një kopshtar, ose dikush që ofron mësime private në shtëpi. Me "ergosimo" duhet të paguhet dhe ai që punon me kohë të pjesshme në sektorin e hotelerisë, ose këngëtarë e instrumentistë, të cilët interpretojnë diku, madje edhe vetëm për dy ditë.
"Kjo formë lehtëson edhe punëdhënësit dhe punëtorët, ata që punojnë në shtëpi apo në bujqësi e blegtori, kudo ku deri tani është vërejtur evazion i madh fiskal", tha Ministri i Punës, duke kujtuar se kërkesë e vetme është numri i sigurimeve shoqërore të punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Ministri Kutrumanis theksoi se "motivi më i madh i përdorimit të këtij kuponi është sigurimi i qasjes në skemën e sigurimeve".
Me procedurën dhe ligjin e ri, kontributi i punonjësve për sigurimet shoqërore do të jetë 20% e vlerës së ditës së punës në shtëpi dhe 10% e vlerës së ditës së punës në bujqësi e blegtori.
Nga kjo skemë e re preken shumica e emigrantëve shqiptarë, ata të cilët punojnë në shtëpitë e vendasve si ndihmës, kujdestarë të fëmijëve e të moshuarve, pastrues, roje apo kopshtarë, por edhe në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
(s.g/balkanWeb)