Libi, vritet kreu i kryengritësve
Kreu i forcave rebele të Libisë dhe dy ndihmës të tij janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur.
Vdekja e Abdel Fatah Jonusit u deklarua nga kreu i Këshillit Tranzitor të kryengritësve, Mustafa Abdul Xhalil.
Ky i fundit tha se forcat e sigurisë kishin arrestuar kreun e grupit para se ta vrisnin.
Jonus ishte ish-ministër i Brendshëm i Libisë.
Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit që ndihmoi të sillte Muamar Gadafin në pushtet në vitin 1969.