Mubaraku gjykohet në Kajro

Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak do të gjykohet në Gjykatën e Kajros më 3 gusht.
Ai akuzohet për përfshirjen në vrasjen e protestuesve.
Gjykimit i nënshtrohen dhe dy djemtë e tij, ish-ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë të tjerë të regjimit të kaluar.
Nuk është bërë e qartë nëse gjendja e tij shëndetësore do ta lejojë Mubarakun të ndjekë gjykimin personalisht. Ai ndodhet nën arrest në një spital të Sharm el-Sheikut që nga muaji prill.