Greqi, një grup anakistësh sulme në Athinë
Një grup të rinjsh grekë u grumbulluan sot në qendër të Athinës duke thyer dritaret e disa dyqaneve dhe bankave, deklaroi policia greke.
Rreth 15 persona të maskuar, të armatosur me shufra hekuri dëmtuan katër banka, dy librari dhe një autoveturë.
Anarkistët të cilët kryen sulmin, shpërndanë disa fletushka ku thuhej se ata mbështesnin tre persona, të cilët janë dënuar me akuzën se mbështesnin grupet e majta ekstremiste, përgjegjëse për sulme edhe kundër politikanëve.
Muajin e kaluar policia arrestoi katër persona të dyshuar si anëtarë të grupeve të ngjashme anarkiste.