Greqi, një tjetër sulm racist ndaj emigrantëve
http://www.youtube.com/watch?v=-MZo2Ci-_dQ

Një emigrant i palgosur nga sulmi racist në Athinë
Një sulm racist u shënua dje në Athinë. Ngjarja ndodhi përpara Muzeut Arkeologjik Kombëtar, në rrugën Patision, rreth orës 8 të darkës.
Një grup prej 20 vetash, të cilët kishin në kokë skafanda dhe në duar mbanin shkopinj, sulmuan emigrantë qe ndodheshin aty.
Nga sulmi nuk shpëtoi as një gazetar që po mundohej të nxirrte fotografi sulmin ndaj emigrantëve.
Zyrtarisht nuk dihet se kush e ka bërë këtë sulm, por duke parë mënyrën dhe veshjen e këtij grupi, dyshimet bien mbi anëtarët e partisë Agimi i Artë (Xrisi Avgi), që ka bërë dhe në të kaluarën sulme të tilla.
Dihet që në sheshin përpara Muzeut Arkeologjik Kombëtar në Athinë, mblidhen shume emigrantë, kryesisht nga Afrika, të cilët shesin në një treg të vogël ilegal. Kjo zonë, si dhe zona rreth Universitetit Ekonomik të Athinës, ASOE, është bërë shumë herë fushë beteje mes anëtarëve të partisë Agimi i Artë dhe emigrantëve që shesin produkte. /TVXS/
Përgatiti :E.L