Presidenti Kuvendi mblidhet te henen ne raundin e katert

Raundi i katërt i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00. Ky ishte vendimi i marrë pak minuta më parë në Konferencën e Kryetarëve. Ishte vetë Kryetarja e Kuvendit ajo e cila bëri me dije një vendim të tillë. Njëkohësisht, pas një ore ligjvënësit do të rikthehen sërish në Kuvend për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare këtë datë.
Në përfundim të seancës, e cila ezauroi dhe raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Presidentit, Kryeparlamentarja Topalli bëri me dije lidhur me mbledhjen e menjëhershme të Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar mbi datën e raundit të katër të votimit.