E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nëse PS nuk sjell kandidaturë, formalizohet Zaganjori

Ilir Meta / foto arkiv

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha sot se nëse PS-ja nuk sjell deri në raundin e katërt kandidatin e saj për president, atëherë kandidatura e propozuar nga maxhoranca formalizohet si emri që do të votohet në Kuvend.

Meta u shpreh i keqardhur për dështimin e raundit të tretë, duke theksuar se nëse PS-ja nuk do të paraqesë në raundin e ardhshëm një kandidat të vetin, atëherë kandidatura e Xhezair Zaganjorit do të formalizohet.

Është për të ardhur keq që edhe raundi i tretë nuk funksionoi, megjithatë Kushtetuta i ka parashikur të gjitha raundet që duhen konsumuar, ndaj tani përgatitet për ruandin e katërt, i cili natyrisht nuk e përjashton mundësinë e konsensusit. Por nëse nuk do të ketë propozim PS-ja, do të formalizohet kandidatura e maxhorancës, Zaganjori, tha Meta.

Meta tha se mbetet në koherencë me qëndrimet e veta publike për një president kushtetues e konsensual.

Konsensus është fjalë shumë e rëndësishme dhe me shumë kuptim, por është edhe tepër relative, që do të thotë se politikanë të ndryshëm, apo edhe qytetarë të ndryshëm mund të kenë kuptime të ndryshme për konsensusin. Angazhimet tona kanë qenë publike dhe para disa javësh kemi qenë në një pozicion tjetër, ku lideri i mazhorancës theksoi se presidenti do të zgjidhej nga PD-ja dhe kjo ndryshoi si rezultat i shumë elementëve, përfshirë edhe kontributin tonë konstruktiv, arritëm një kompromis të rëndësishëm, tha Meta.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›