E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Ne 11 qershor formalizojme kandidaturen e Zaganjorit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta konfirmoi gjatë një komunkimi me median se mazhoranca do të formalizojë kandidaturën e saj konsensuale në raundin e rradhës. Kjo sipas tij do të ndodhë në rast se opozita do të vijojë që të mos bëjë propozimin e saj për garën në postin e kreytarit të ri të shtetit. 
“Konfirmoj dhe rikonfirmoj qëndrimin tim dhe të partisë simë për kandidaturën e Zaganjorit. Por kjo nuk do të thotë se mazhoranca ka përjashtuar mundësinë e opozitës për të propozuar një kandidat  aleternative konsensuale për presidentin. Nëse nuk ka do të ketë një kandidaturë të tillë nga opozita, do të formalizohet kandidatura e Zaganjorit”, vuri në dukje Meta, sa i takon kësaj çështje. 
Njëkohësisht kreu i LSI-së shprehu keqardhjen e tij për dështimin e raundit të tretë të votimit për presidentin. Por nga ana tjetër shprehu besimin e tij se në raundin e katërt egzistojnë të gjitha mekanizmat për arritjen e konsensusit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›