Reforma Zgjedhore, Gjiknuri i PS: Jemi në bisedime me PD
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pranon se mes maxhorancës dhe opozitës kanë filluar bisedimet për reformën zgjedhore, por "këto takime nuk janë bërë mediatike”.
Në një prononcim para parlamentit, sot, deputeti socialist Gjiknuri deklaroi qëndrimin e opozitës se “PS është gati për të filluar punën” dhe “nuk kushtëzojmë ngritjen e grupit për reformën zgjedhore”.
"E vërteta është se jemi duke biseduar me palën tjetër. Shpresojmë të fillojmë sa më shpejt duke adresuar kryesisht rekomandimet e ODIHR. E vetmja cështje që nuk është në rekomandimet e ODIHR dhe është pjesë e debatit është cvështja e sistemit zgjedhor, por PS e ka bërë të qartë se ne nuk duam të kondicionojmë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor, por për probleme të tjera që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, ne do të kemi fjalën tonë dhe propozimet tona. Shpresojmë të gjejmë kompromis edhe me mbështetjen e organizata që e kanë marrë përsipër këtë angazhim.Shpresojmë që dhe pala tjetër të jetë e gatshme të fillojë tavolina e reformës zgjedhore." - tha Gjiknuri.
Realizimi i reformës zgjedhore solli këtë javë në Tiranë një delegacion të ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR. Në qëndrimin e tyre ata bënë apel për ngritjen sa më parë të Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore dhe fillimin e punës për legjislacionin e ri zgjedhor, mbështetur në 53 rekomandimet e OSBE/ODIHR.
(s.g/balkanWeb)