Greqi, pako me drogë në Kanalin e Korfuzit

Policia greke ka gjetur 67 kg kanabis të hedhura në kanalin e Korfuzit. Sipas policisë greke, mësohet se droga ishte ndarë në 25 pako ndërsa u gjet në ujrat e ishullit Panagia mes Korzuzit dhe Igumenicës.
Sipas informacioneve droga është parë fillimisht nga një skaf grek i cili ka njoftuar policinë greke.
Dyshohet se droga është hedhur nga një skaf i nisur nga Saranda dhe kishte si denstinacion Korfuzin.
Ndërkohë Policia greke ka nisur operacion të gjerë nga deti dhe toka për kapjen e skafit, por edhe gjetjen e sasisë tjetër të drogës.