Policia aksion në Lazarat, të shtëna me armë ndaj policisë

Vijon aksioni anti-kanabis në fshatin Lazarat për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike. Forca të shumta policie të drejtuar nga zv.drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i policisë së Gjirokastrës Halit Murataj kanë hyrë në orët e para të ditës së sotme në Lazarat ndërsa në drejtim të policisë ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve në operacionin për shkatërrimin e parcelave me kanabis marrin pjesë forcat RENEA, DELTA, FNSH-së si dhe efektivët e policisë së Gjirokastrës.
Sipas policisë janë asgjesuar 5 mijë bimë kanabis, 3 kamionë, 2 bote uji, 2 furgonë, janë ndaluar 5 punonjës si dhe jane sekuerstruar 1 mijë rrënjë kanabis të cilët ishin vendosur në gota plastike gati për t`u mbjellë. Gjithashtu policia thekson se janë sekuestruar dy fuoristradat e personave që hapën zjarr ndaj efektivëve të policisë gjatë operacionit antikanabis
. Policia u ka bërë thirrje banorëve të distancohen nga disa elementë me precedentë kriminalë të cilët kundërveprojnë me armë ndaj policisë duke theksuar se ndaj tyre do të përgjigjen me forcën e ligjit. Mësohet se deri tani nuk ka pasur incidente. Ndërkohë që priten ndjekje penale ndaj banorëve kultivues të zonës së Lazaratit.
Ndërkohë policia po vijon aksioni për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbeje për të kultivuar Kanabis në fshatin Lazarat. Më herët, policia ka sekuestruar shumë rrënjë kanabis, si dhe ka ndaluar qindra punonjës, të cilët do të shkonin të mbillnin kanabis në Lazarat. Nga aksioni janë bllokuar po ashtu edhe materiale organike që shërbenin për kultivimin e drogës.