Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës dhe e armëve

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë e italianë që merreshin me trafik kokaine dhe armësh.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga kanë përfunduar 15 persona, 10 prej të cilëve janë shqiptarë ndërsa 5 të tjerë janë shtetas italianë.
Gjithashtu policia italiane ka sekuestruar edhe 700 gramë kokainë ndërsa personave të arrestuar iu sekuestruar edhe pasuri të patundshme dhe automjetet me vlerë, 250 mijë euro.
Sipas hetimeve të policisë italiane, droga shpërndahej në lokale e diskoteka në Itali.