Marrëdhënie me të mitura, pranga 2 të moshuarve

Policia e Korcës ka bërë të mundur arrestimin e dy të moshaurve të cilët akuzohen për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Burime nga policia bëjën me dije se janë arrestuar shtetasit Nevruz Kollani 80 vjeç dhe Ndoni Koçi 85 vjeç të cilët janë dënuar nga gjykata me 8 vjet, 10 muaj dhe 10 dite burg, për vepren penale te "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur".
Sipas policisë të moshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sistematike përgjatë viteve 2004,2005 dhe 2006 me dy vajza të mitura kundrejt pagesave të ndryshme që ata ia jepnin babait të tyre Pëllumb Mullajit,arrestimi i këtij të fundit u bë në muajin prill të vitit të kaluar.