Transporti publiknë grevë, paralizohetAthina
ATHINË- Athina kaloi sot një bllokim trafiku gjigant duke u privuar nga transportet urbane dhe duke u kthyer në një arenë manifestimesh në kuadër të një greve 24-orëshe kundër një projekti për ulje të rrogave në ndërmarjet publike.
Asnjë autobus, metro apo tramvaj nuk ka qarkulluar në kryeqytetin grek para votimit sot në darkë të kësaj reforme që trondit sindikalistët e transporteve.
Ky projektligj i kërkuar nga BE-ja dhe FMN-ja, parashikon një ulje të pagave nga 10 deri në 25 për qind, për rrogat më të larta se 1 800 euro në muaj në ndërmarjet publike. "Mjaft, nuk mundemi më'', ''po shërbimeve publike, jo shoqërisë tregëtare'', këto ishin disa nga parullat që mbanin në duar rreth 1 000 manifestuesit që ishin mbledhur në mes ditëpara Parlamentit, të mbledhur nga sindikatat e mëdha publike, Addedy, dhe atyre private GSEE.
BE-ja dhe FMN-ja, kushtëzojnë zhbllokimin e fondeve të parashikuar për në muajin shkurt, të një ndihme prej 110 miliardë euro, duke miratuar këto reforma.
(m.a/ata/BalkanWeb)