E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, parlamenti: Ndjekje penale për ish ministrin e Financave

Parlamenti grek ka votuar duke u gdhirë e martë në favor të ndjekjes penale për ish ministrin e Financave, Jorgos Papakonstandinu. Ndjekja do të bëhet për tre vepra: pabesi në shërbim, abuzim në detyrë dhe falsifikim dokumentash.

Nga 283 deputetë të pranishëm, u gjetën 169 vota të vlefshme, 9 të pavlefshme dhe 6 të bardha.

Në favor të ndjekjes penale për falsifikim dokumentash votuan 166 deputetë, kundër 34, ndërsa 67 deputetë abstenuan;

Për pabesi në shërbim: pro votuan 206 deputetë, kundër 42 dhe 18 abstenuan;

Për abuzim me detyrën: pro votuan 220, kundër 35, dhe 11 abstenuan.
(a.jole/Balkaweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›