E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet Miguel Angel Trevino, lideri i kartelit brutal Zetas në Meksikë

moralesMeksikë- Miguel Angel Trevino Morales, kreu i kartelit brutal të drogës Zetas, është kapur në veri të Meksikës, qeveria meksikane ka konfirmuar.

Trevino Morales, i njohur si “Zeta-40″, u prangos jashtë Nuevo Laredo, afër kufirit me SHBA-të në agim të hënën.

Ai mori kontrollin e Zetas pas vdekjes së themeluesit të grupit Lazcano Heriberto në tetor 2012.

Korrespondentët thonë se kapja e tij është një triumf për autoritetet që ndeshen fuqishëm me kartelet e trafikut të drogës.

Zetas u formua nga të larguarit nga një njësi elite të policisë meksikane dhe shpejt u bë famëkeqe për brutalitetin e saj, i cili përfshinte torturimin e emigrantëve të marrë peng dhe të anëtarëve të bandëve rivale.

Qeveria e Enrique Nieto Pena ka thënë se strategjia e saj në luftën e drogës do të përfshijë arrestime të profilit të lartë drejt një reduktimi më të gjerë të dhunës në rrugët e Meksikës.

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të lartë të Zetas, Trevino Morales nuk ka ardhur nga ushtria. Grupi i ndarë në vitin 2010, ka shkaktuar luftëra brutale në veri të vendit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›