Priten dritat për debitorët në Kukës, Dollapi: Gjoba abuzuesve me matësat
Kukës- Aksioni i kompanisë CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët ka zbarkuar sot në qytetin e Kukësit.
Sipas CEZ-it operacioni do të prekë çdo konsumator familjar apo biznes që nuk ka shlyer detyrimet e energjisë ndaj kompanisë.
Në një prononcim për mediat administratori i CEZ Shpërndarje tha i prerë se kush nuk paguan, nuk do të ketë energji elektrike.
Dollapi tha se do të gjobiten të gjithë konsumatorët që abuzojnë me matësat e energjisë. Gjobat vendosen në prani të qytetarit, kur verifikohen shkeljet,-tha Dollapi.
Më herët CEZ-I ka ndërmarrë aksione për ndëshkimin e debitorëve në Shkodër, Sarandë dhe Ksamil, nga ku ka bërë thirrje për pagimin e energjisë elektrike.