Greqi, përfundon pengmarrja, dorëzohet ish punonjësi i fabrikës
KOMOTINI - Përfundoi pa pasoja të rënda pas mesnate operacioni i policisë për të arrestuar 52 vjecarin e armatosur dhe për lirimin e dy pengjeve që ai mbante që nag mesdita në kompaninë Helesi, zona industriale e Komotini. Pas disa orë negociatash policia e bindi autorin e pengmarrjes të lirojë pengjet dhe të dorëzohet së bashku me armën e tij.
Ngjarja filloi dje në orën 13 15
Një 52 vjeçar i pushuar nga puna, mori peng dy persona nga fabrika ku punonte dhe plagosi 3 të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fabrikën Helesi në zonën industriale në qytetin Komotini, ku prodhohen kosha mbeturinash dhe objekte të tjera plastikë.
52 vjecari në dëshpërim e sipër qëlloi mbi një nga dy pronarët dhe një punonjës të fabrikës.
Babai dy fëmijëve, 8 muaj më parë ishte shkarkuar nga puna dhe pronarët i kishin premtuar se do të rifillonte, pasi ishte një nga punonjësit e vjetër të fabrikës. Sot ai shkoi për të marrë përgjigjen dhe rreth orës 13:15 hapi zjarr pa dallim mbi njerëzit me një armë gjahu.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe negociatorët e saj për ta bindur 52 vjecarin të dorëzohej. Ata liruan fillimisht 2 gra që kishin mbetur të bllokuara në fabrikë, ndërkohë që 2 persona të tjerë mbeten ende pengje.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Komotinisë dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.