Fakte të reja për vdekjen e ish –Presidentit maqedonas Trajkovski
SHKUP-Ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme ka thënë se ekzistojnë informacione të reja për aksidentin e ajror në të cilin ka vdekur presidenti Boris Trajkovski.
"Ka informacione konkrete dhe momente të reja konkrete, por përmbahem nga komentet për ato momente sepse konsideroj se standardet profesionale kërkojnë që prokurori të flasë për shkaqet e reja eventuale për nisjen e hetimeve", tha Gordana Jankulovska, njofton B92.
Jankulovska ka ftuar për durim dhe ka lutur që të respektohen standardet profesionale sipas të cilave prokurori shtetëror Ljupço Shvrgovski duhet ta shqyrtojë raportin dhe të bëjë të ditur nëse do të fillojnë hetimet.
"Ajo është një cështje e vjetër tetëvjeçare ashtu që disa ditë ose disa javë nuk janë me domethënie të veçantë në kuptimin e zbulimit të të vërtetës. Prandaj është me rëndësi t’i lëmë mjaft kohë për të paraqitur qëndrimin nëse ka bazë për nisjen e hetimeve të reja", ka thënë Jankulovska.
Qeveria ka miratuar raportin e ri për aksidentin ajror të cilin e kanë bërë ekspertët e aviacionit. Raporti i është dërguar prokurorit dhe nga ai është kërkuar të hapë hetime të reja për aksidentin ajror në Mostar, Bosnjë e Hercegovinë, në vitin 2004.
Në këtë aksident, më 26 shkurt 2004 vdiqën Presidenti Trajkovski, gjashtë bashkëpunëtorë të tij dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Delegacioni maqedonas shkonte në konferencën donatore për B e H-në.
Edhe pse kanë kaluar 8 vjet ende nuk është e qartë si u rrëzua aeroplani “Beachcraft” i markës "King Air B 200". Zyrtarisht, sipas raportit të prokurorit të B e H Salko Bogic, aksidenti ishte pasojë e gabimit ë pilotit.
(d.b/BalkanWeb)