Greqi perleshje me policine per plehrat

Banorët e bashkisë së Keratea, 41 km në juglindje të Athinës u përleshën për disa orë me policinë të martën për shkak të një pikë grumbullimi për hedhurinat që do të ndërtohet pranë qytetit. Katër persona mbetën të plagosur në përleshje ku policia hodhi gaz lotsjellës ndërsa banorët hidhnin bomba Molotov e u vinin zjarrin kazanëve të plehrave.
Banorët e zonës prej muajsh e kanë refuzuar ngritjen e fushës sanitare për grumbullimin dhe eliminimin e mbeturinave dhe këto protesta nuk janë të parat në këtë zonë. Me një vendim gjykate tashmë punimet në zonë janë ndërprerë. Autoritetet vendore thonë se ngritja e një vendi për riciklimin dhe eliminimin e mbeturinave bëhet në kuadër të përpjekjeve për mbylljen e gropave ilegale për mbeturinat. Tre të tilla janë vetëm në Keratea, ndërsa mbi 100 të tilla numerohen në mbarë vendin. Bashkimi Europian kishte caktuar vitin 2010 si afatin përfundimtar për mbylljen e tyre e tashmë Greqia përballet me gjoba të rënda.
Delina Bitraku