Greqi, përleshje mesbanorëve dhe policisëpër impiantin e plehrave
ATHINE- Një “luftë” e vërtetë u zhvillua gjatë gjithë së martës në Keratea, pranë Athinës, ku banorët janë përplasur me forcat e policisë.
Episodet e dhunës u zhvilluan pas vendimit të ministrisë së Punëve Publike për të dërguar në vend ekskavatorë dhe makineri të rënda me qëllim heqjen e mbeturinave, që banorët i kishin vënë si barrikada të improvizuara.
Konflikti shpërtheu rreth orës 15:30, kur banorët e zonës hodhën gurë dhe koktejle “Molotov” drejt policisë në përgjigje të përdorimit të kimikateve nga ana e saj, për të shpërndarë turmën që ishte grumbulluar në sheshin Lavrio.
Më herët, në mëngjesin e sotëm, banorët e komunës dogjën një ekskavator, duke hedhur drejt tij koktejl molotovi.
Incidentet e sotme s’janë të parat që ndodhin në Keratea pranë Athinës dhe kanë të bëjë me kundërshtimin e vazhdueshëm të banorëve për ndërtimin e një impinati në zonën e tyre, ku do mblidhen mbeturinat. Banorët nuk rreshtin së protestuari duke i konsideruar reagimet e tyre të ligjshme e të drejta.
(m.a/BalkanWeb)