Greqi, përleshje para parlamentit. 3 të arrestuar

Athina bie sërish pre e dhunës . Pas një marshimi proteste të organizuar kundër programit të kursimeve të qeverisë në Athinë, ku morën pjesën rreth 2.000 grekë, para selisë së parlamentit pati përleshje mes policisë dhe demonstruesve. Policia qëlloi me granata verbuese kundër një grupi të rinjsh, të cilët kishin qëlluar me gurë e shishe si dhe u kishin vënë zjarrin koshave të plehrave.
Të paktën 30 persona u ndaluan, dhe kunder të paktën 3 prej tyre u mor masa e arrestit.
Revolta e të rinjve ishte kundër cmimit të lartë të jetesës janë të paktën 5 miliardë që qeveria Papandreu kërkon të mbledhë me cdo kusht e më masa të ashpra të tilla si rritja e TVSH-së.
Taksimi i ashpër kësaj rradhe prek dhe një nga institucionet më të pushtetshme në vend, kishën ortodose të cilës qeveria I ka kërkuar si kurrë më parë të bëjë pjesën e vet për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza. 10 % taksë për dhurimet e 20% për të ardhurat nga pronat e shumta që posedon kisha ortodokse janë taksat e reja të shpallura nga qeveria Papandreu.
“Kërkojmë që krizën ta paguajnë të pasurit e për këtë do të vazhdojmë të ndeshemi” thotë një sindikalist, ndërsa Unionet paralajmërojnë qeverinë për një tjetër raund krizash që zgjerohet përtej sektorit shëndetesor dhe energjetikës. Ndërkaq mbetet e paqartë se si do t'i vijë në ndihmë BE-ja Greqisë, të përfshirë nga kriza. Pjesa më e madhe e anëtareve të BE-së janë për kredi bilaterale, të cilat në rast nevoje mund t'i jepeshin Athinës kundrejt interesit dhe primit të riskut.
Pas një takimi në Bruksel të ministrave të financave të eurozonës mbeti e hapur çështja se kur dhe në ç'masë do t'i jepen kreditë Greqisë e nëse hapa të tillë në një pikë a në tjetrën dështojnë e vetmja mundëis mbijetese për greqinë është ti kërkojë ndihmë FMN-së.
Delina Bitraku