AK: Petrolifera cënon konkurencën

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të ndërhyrjë menjëherë në tregun e gazit të lëngshëm dhe të ndërmarrë masa të përkohshme. Këtë e bëri të ditur në një konferencë shtypi drejtuesja e Autoritetit Lindita Lati e cila lëshoi edhe paralajmërim për gjobë.
“Komisioni i Konkurrencës vendosi marrjen e këtyre masave të përkohshme:Detyrimin e menjëhershëm dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i vendimit të ndërmarrjes “LA PETROLIFERA ITALO- ALBANESE” SHA, për të mundësuar ankorimin, shkarkimin, trajtimin dhe depozitimin e gazit të lengshëm për çdo operator të licencuar kombëtar ose ndërkombëtar të interesuar të operojë në këtë terminal;
Njoftimin pranë Autoritetit të Konkurrencës për përjashtim nga ndalimi me vendim të Komisionit të Konkurrencës të të gjitha marrëveshjeve të eksluzivitetit të koncensionarit “LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE” në bazë të neneve 6 dhe 49 të ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Mos-zbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës dhe ndëshkohet me gjobë 2-10 % të xhiros vjetore” tha Lati.
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar gjithashtu se pas konstatimit paraprak të shkeljes së konkurencës do të vazhdojë më tej hetimet për të përcaktuar nëse ka kufizime të konkurrencës në tregun e ngarkim - shkarkimit dhe depozitimit të Gazit të Lëngshëm.
Adi Darsi